Kjo është motoçikleta elektrike mbi 100 mijë dollarë
Autori: Gazeta inFokus
09:51 | 04 December 2018
Kompania ARC me qendër në Britani bëri të njohur në Milano modelin e parë të një motoçiklete që është përshkruar si e shpejtë, e avancuar dhe e kushtueshme. E quajtur Vector, motoçikleta kushton më shumë se 100 mijë dollarë, ndërsa kompania arsyeton çmimin e lartë.
Prodhuesit e motoçikletës së kushtueshme elektrike thonë se është teknologjikisht më e avancuara në treg. Themeluesi i kompanisë ARC Mark Truman shpjegon arsyen. “Është më e sigurta, më miqësorja me mjedisin, më e qëndrueshmja. Ka ritmin e një super-motoçiklete.”
E ndërtuar me dorë në qytetin Koventry të Anglisë (Conventry) ku gjendet selia e kompanisë, motoçikleta me pamje futuriste ka një strukturë të lehtë të ndërtuar me përbërës karboni.
Jordan Gibbon është redaktor i revistës britanike “Motorcycle Neës”. “Është shumë e lehtë, rreth 220 kilogramë. Është mjaft e fuqishme. Po ta ngasësh për qef bën mbi 300 kilometra me një karikim që zgjat 45 minuta. Pra ka thyer rekord për automjetet elektrike.”
Kompania ARC është mbështetur financiarisht nga gjigandi Jaguar Land Rover. “Kemi patur investime të mira nga kompani si Jaguar Land Rover që do të na sherbejë për një plan disa vjeçar për të çuar përpara ARC gjatë viteve në vazhdim”, thotë themeluesi i kompanisë Mark Truman.
Teknologjia e fundit me sensorë dhe kontrollues është e montuar në xhaketën inteligjente të drejtuesit të motoçikletës e cila e informon atë për kushte të rrezikshme dhe të dhëna të tjera. Sebastian Peck është me Fondin e Investimeve Kapitale Jaguar Land Rover. “Më pëlqen koncepti me kostumin inteligjent që komunikon me drejtuesin. Shijon një eufori që bën të ngrihen flokët përpjetë kur e nget këtë motoçikletë.”
Helmeta ka tre aranzhime, mes tyre edhe “Butonin Euforik” me të cilën drejtuesi mund të luajë muzikë përmes xhaketës inteligjente e cila mundëson edhe pamjen pas falë kamerës. Kompania ka në plan të prodhojë 400 motoçikleta në vitin e parë të daljes në treg.

T� tjera
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...



































