Sport

Kjo është miqësorja e radhës për skuadrën e Llapit

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 02 February 2018

Skuadra e Tahir Batatinës vazhdon me ndeshjet kontrolluese duke u përgatitur maksimalisht për stinorin e ri.

Sūduva dhe Llapi takohen sot nga ora 17:00 në miqësore në kuadër të përgaditjeve që po mbahen në Antalya të Turqisë, shkruan infokusi.

Bardhekaltrit e Llapit, sot do zhvillojnë miqësoren e dytë brenda dy ditëve, ku si për kundërshtar do ta ketë Sūduva e cila poashtu është në Antalya për përgaditje.

-Advertisement-

Sūduva

Është një klub profesional i futbollit në qytetin Marijampolë, Lituani. E themeluar në vitin 1921, ata aktualisht luajnë në divizionin më të lartë lituanez, Liga A. Ekipi është aktualisht kampion i Liga A.

Klubi Sūduva ka luajtur në Liga A që nga viti 2002 dhe asnjëherë nuk është larguar nga divizioni i lartë lituanez. Në vitin 2006, skuadra fitoi Kupën e Lituanisë, një paraqitje që ata përsëritën në 2009 me një fitore 1-0 ndaj Tauras në finale. Në 2017 Sūduva fitoi Liga A.

FK Sūduva ka luajtur gjithsejt 38 ndeshje në Europa Ligë dhe prej tyre ka fituar 11 sosh, në 9 tjera ka mbetur baras ndërsa i ka humbur 18 ndeshje. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera