Lajme

Kjo është lista e pretenduar e Speciales me 102 viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së – 53 serbë dhe 23 shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 12 October 2026

Një listë me 102 viktima, që pretendohet se lidhen me vrasjet për të cilat janë dënuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është shpërndarë në publik.

Sipas të dhënave të paraqitura në listë, 53 viktima janë serbë, 23 shqiptarë, një rom, ndërsa identitetet e 25 viktimave të tjera janë redaktuar.

Dokumenti thuhet se është bërë publik në shkurt të vitit 2023 dhe përmban të dhëna për viktimat e vrasjeve të trajtuara në procesin gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

-Advertisement-

Në informacionet që shoqërojnë listën thuhet se trupi gjykues ka konstatuar se katër ish-krerët e UÇK-së nuk kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në asnjë prej vrasjeve.

Gjithashtu, aty thuhet se të gjitha akuzat që lidhen me ngjarjet pas 20 qershorit 1999 janë rrëzuar.

Sipas të njëjtave informacione, 12 prej viktimave të përfshira në listë janë të njëjtat që janë trajtuar në proceset gjyqësore ndaj Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt, të cilët ishin liruar nga akuzat në Tribunalin e Hagës.

Këto të dhëna dhe interpretime të vendimeve gjyqësore nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur në dokumentacionin zyrtar të Dhomave të Specializuara.


VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy