Lajme

Kjo është komuna e parë në Kosovë që u dekorua për Vitin e Ri!

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 18 November 2020

Komuna e Pejës është treguar e hershme sa i përket zbukurimit (dekorimit) të qytetit, për festat e funvditit.

Që mbrëmë zbukurimet kanë zënë vend, duke i dhënë pamje tjetër çarshisë së Pejës.

 

-Advertisement-

 

Komuna e cila udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka alokuar fonde të veçanta, sikurse edhe çdo vit tjetër.

Kryetari Muhaxheri ka vazhduar me avazin e vjetër, ani pse disa komuna të tjera publikisht kanë njoftuar se marrë parasysh situatën aktuale  me të cilën po përballemi, nuk do të ketë dekorime për Vitin e Ri.

Vlen të përmendim faktin se gjatë 24-orëve të fundit në këtë komunë, kanë dalë pozitivë me Covid-19, 40 persona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera