Kjo është kapje se jo mahi: Drejtori e zëvendësdrejtori i ri i KEK-ut direkt nga partia
Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 21 February 2024
Partia në pushtet, Vetëvendosja i ka dhënë vulën me kapjen e ndërmarrjes me të madhe publike në vend, Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Në krye të kësaj ndërmarrje, Bordi i zgjedhur nga Qeveria Kurti ka emëruar dy persona që janë të lidhur direkt me partinë e që nuk e fshehin e as nuk mund të fshihen se janë të strukturave partiake.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të KEK-ut, siç merr vesh Gazeta Infokus është emëruar ish-kandidati i Vetëvendosjes për asambleist komunal të Fushë Kosovës, Bekir Gërguri.
Burime të Gazetës Infokus kanë bërë të ditur se i njëjti nuk ka as eksperiencën e duhur menaxheriale e madje është në moshën mbi 60 vjeçare.
Ky emërim është bërë menjëherë pas shkarkimit nga kjo pozite e u/d/ drejtorit, Përparim Kabashi. Për shkarkimin e Kabashit sikurse as për njoftimin e drejtorit të ri nuk ka lëshuar njoftim kjo ndërmarrje publike ende. Burime të Gazetës Infokus kanë bërë të ditur se këto zhvillime është kërkuar që mos të bëhen aktualisht publike.
Ligji për Ndërmarrje Publike e ndalon rreptësishtë që në pozita drejtuese të këtyre ndërmarrjeve të emërohen njerëz politik. Me të njëjtin ligj vite më parë është larguar nga gara Blerand Stavilecin i cili kishte dashur të bëhej drejtor në këtë ndërmarrje. E për këtë më të zëshmit kishin qen njerëzit e VV që asokohe ishin në opozitë.
Por kapja e KEK nuk ka përfunduar me kaq. Edhe zëvendësdrejtori i ri i zgjedhur nga Bordi i KEK-ut vjen nga partia e Albin Kurtit. Ramadan Budakova është emëruar në këtë pozitë këtë mërkurë. Burime të gazetës kanë bërë të ditur se i njëjti është njëri i afërt i VV-së. Madje një gjë e tillë nuk fshihet fare. Po të shikohet profili i tij në FaceBook ai në vazhdimësi ka treguar admirim ndaj liderit të partisë, kryeministrit aktual Albin Kurti.
KEK-u është ndërmarrja publike që i ka prodhuar me se shumti skandale këtij pushteti.
Skandalet e shumta të shit-blerjes së energjisë elektrike ku u përfshi ambasadori i Kosovës në Slloveni, Martin Berisha e deri të dhjetëra dyshime për afera e korrupsion në tender që quan në arrestimin e ish-kryeshefit, Nagip Krasniqi. Kjo ndërmarrje ka bërë edhe shumë dallavere me rekrutimin e 120 njerëzve të afërt me ministra e deputet të partisë në pushtet, por që në fund pas shumë presionesh u anulua. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...