Sport

Kjo është gjoba për Piquen, pasi voziti pa leje

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 26 November 2018

Një gjykatë spanjolle e ka dënuar të hënën qendërmbrojtësin e Barcelonës, Gerard Piquen, me një gjobë prej 48.000 eurove për vozitje të automjetit pa leje të vlefshme.

31-vjeçari u paraqit sot në gjykatë në Barcelonë dhe e pranoi dënimin për shkeljen e ligjit për ngasje të automjetit në Spanjë gjatë seancës.

Ai nuk deshi të flasë për gazetarë derisa u largua nga gjykata duke buzëqeshur.

-Advertisement-

Në Spanjë, patentë shoferi funksionon në një sistem pikësh, të cilat ulen pas çdo shkeljeje trafiku. Shoferit, i cili mbetet pa pikë në patentë shoferin e vet, i suspendohet patenta për gjashtë muaj dhe ai apo ajo është i detyruar të ndjekë një kurs për rregullat e trafikut në mënyrë që ta kthejë patentën e vet.

Pique ka mundur ta bëjë këtë në qershor të vitit 2018, por nuk shkoi në kurs, prandaj patenta e tij mbeti e suspenduar dhe ai u ndalua në gusht nga policia komunale duke vozitur pa leje, sipas gjykatës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera