Lajme

Kjo është gjendja shëndetësore e Ziadin Selës, flet mjeku

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 28 April 2017

Gjendja e deputetit Ziadin Sela thuhet të jetë e mirë. Kështu bën të ditur mjeku Arben Taravari.

Taravari ka thënë se Sela ka filluar të komunikoj dhe të pres vizita, shkruan Indeksonline.

Gjeni të plotë statusin:

-Advertisement-

Për ata qindra e mijëra qytetarë që janë në ankth apo që kanë mbushur dyert e spitalit ku është hospitalizuar Kryetari i partisë LR-PDSH, z.Ziadin Sela, jam i lumtur t’ju informoj se ai është shumë më mirë sot.

Madje ka filluar komunikon në telefon dhe pret vizita, si mik më vjen mirë që e shoh plot energji pozitive dhe humor të mirë, por si mjek jam i detyruar t’i ndaloj përdorimin e celularit dhe reduktimin e plotë të vizitave, për të pasur një rehabilitim total të shëndetit të tij.

Potencoj që është në gjëndje të stabilizuar shëndetsore por do kërkoja mirëkuptimin e qindra qytetarëve që vijnë për ta takuar për t’i dhënë pak pushim, pavarsisht dëshirës së tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera