Fokus

Kjo është gjendja shëndetësore e tre të lënduarve nga zjarri në Ferizaj, flasin nga QKUK

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 12 February 2024

Të dielën një banesë është kapluar nga zjarri në Ferizaj ku të lënduar kanë mbetur 9 qytetarë dhe një zjarrfikës.

Tre persona kanë marrë lëndime më të rënda duke u helmuar nga tymi dhe mbrëmë janë pranuar në Emergjencë në QKUK në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka thënë për Infokus se njëri nga ta tashmë është liruar ndërsa dy të tjerët po vazhdojnë të trajtohen dhe janë në gjendje stabile jashtë rrezikut për jetë.

-Advertisement-

“Janë pranuar tre persona që janë helmuar nga tymi për shkak të zjarrit. Njëri tashmë është liruar dhe dy të tjerët janë në gjendje stabile”, ka thënë Syla për Infokus.

Ndërsa policia e Kosovës kanë konfirmuar se dyshohet se zjarri ka filluar nga njehsorët elektrikë të ndërtesës derisa për rastin janë njoftuar edhe KEDS-i.

Tashmë kanë filluar hetimet për rastin./Gazeta Infokus/

Përfshihet nga zj*rri një ndërtesë në Ferizaj, lëndohen 9 qytetarë dhe një zjarrfikës

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera