Lajme

Kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit te nënkalimi

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 03 December 2021

Doktoresha kujdestare në Emergjencën e Prishtinës, Krenare Makolli, në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ka folur për gjendjen shëndetësore të pacientit të therur me thikë në lagjen “Dardania” afër nënkalimit në Prishtinë.

Ajo bëri të ditur se gjendja e pacientit është stabile dhe pas pak minutash do të lirohet nga spitali.

“Pacienti është në gjendje stabile, është pranuar rreth 2 orë më parë, janë kryer të gjitha ekzaminimet, janë përpunuar plagët, me konsultat me mjek, kemi vendosur ta lirojmë dhe është në gjendje stabile. Për momentin e kemi ende në hapësirat e qendrës emergjente, është në përfundim të procedurave dhe raporteve mjekësore dhe për disa minuta do të lirohet”, u shpreh ajo.

-Advertisement-

Doktoresha tha se i plagosuri kishte një plagë në pjesën e shpinës.

“Ka një plagë që gjendet në pjesën e shpinës, rreth unazave, janë kryer ekzaminimet radiologjike dhe ato të thella, plaga është përpunuar dhe nuk ka rezultuar se ka ndonjë lëndim serioz dhe për disa minuta do të jetë i lirë”, tha Makolli.

Tutje, ajo shtoi se dita e sotme ka qenë e mbingarkuar me pacientë.

LEXO EDHE: Konfirmon Policia e Kosovës: Te nënkalimi një i plagosur e dy të arrestuar

Gazeta Infokus ka raportuar për këtë rast, ku u plagos një person, kurse policia arrestoi dy të dyshuar për ngjarjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera