Lajme

Kjo është gjendja në të gjitha pikat kufitare në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 02 January 2022

Shumë mërgimtarë kanë zgjedhur që festat e fundvitit t’i festojnë në vendlindjen e tyre. Fluksi i madh i automjeteve që ia mësyn Kosovës gjatë ditëve të fundit, shkaktoi kolona e pritje të gjata në pika kufitare.

Mirëpo, mëngjesin e sotëm, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, gjendja në kufi është e qetë.

Pasi që kanë festuar festat e fundvitit në vendlindje, disa prej tyre kanë marrë rrugën e kthimit në vendet ku jetojnë.

-Advertisement-

Pritja më e gjatë për të dalë nga Kosova është në Merdar, aty bashkatdhetarët po presin deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova. 

Pritje deri në 30 minuta ka edhe për të hyrë në territorin e Kosovës nga pika kufitare në Jarinje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera