Lajme

Kjo është gjendja e pacientëve me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 14 March 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se po trajtohen 10 pacientë të konfirmuar me Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, në trajtim mjekësor janë po ashtu 9 pacientë të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 4 pacientë.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 10 pacientë

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 2 pacientë

-Spitali i Pejës, 3 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera