Kjo është gjendja e imamit të rrahur brutalisht në Lupç
Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 22 July 2022
Mbrëmë është rrahur brutalisht imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha. Sipas Bashkësisë Islame dhe njerëzve të afërt të imamit, ai ka pësuar lëndime të rënda dhe po trajtohet në QKUK.
Në një fotografi, të publikuar nga “Insajderi”, imami shihet në gjendje të rëndë dhe i fashuar në gjithë pjesën e kokës dhe në dorën e majtë.
Të dyshuar për rrahjen e imamit janë tre vëllezër nga i njëjti fshat, të cilët i ka arrestuar Policia, raporton Gazeta Express.
Një nga vëllezërit e këtyre të treve i ka thënë Televizionit 7 se në fakt ai dhe vëllau i tij i arrestuar e kanë gjetur hoxhën të rrahur dhe e kanë lajmëruar policinë.
“Une me vllaun tem atdheun ishum tuj shku ne xhami për namazin e jacisë, aty ishin 1 minut përpara te xhamia qe fillon ezani, tuj shku aty e pamë imamin e xhamisë të shtrirë në tokë përpara rrethojave të xhamisë, ishte i gjakosur edhe kokën e kishte të gjakosur, ishte i mbulum me gjak, pastaj unë e thirra policinë, 192, pas policia me orientoi me thirrë 194 emergjencën pastaj e thirra edhe emergjencën edhe ju thash dërgone sa ma shpejt një njësi se është imami i xhamisë se Lupcit i lendume rende”, ka thënë Sh.M, 17-vjecar.
Bekim Jashari, kryeimam i Bashkësisë Islame ka thënë se imami ka raportuar zyrtarisht në BIK problemet që i ka pasur me ata që, sipas tij, kanë dashur të shtyjnë “një islam ndryshe”.
Të tjera
-
Gërvalla: Paqja në Evropë sigurohet duke ndalur Rusinë dhe Serbinë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të...
-
Organizohet një aktivitet në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit
Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë so...
-
Mblidhen pesë komisione parlamentare sot
Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për komisionet parlamentare, pasi që paras...
-
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë Agjenc...
-
Kurti publikon të dhëna: Serbia po propagandon për dhu*ën ndaj serbëve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vra...
-
Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e jashtëm, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit
Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anë...
-
Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në di...
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...