Fokus

Kjo është gjendja e fëmijës që u plạgos në Lipjan, ku mbeti i vrạrë edhe një 57 vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 07 August 2024

Sot në Zllakuqan të Lipjanit ka ndodhur një rast i rëndë ku është vrarë një 57 vjeçar dhe ëShtë plagosur një djalë diku rreth moshës 15 vjeç.

10 vjecari është pranuar për trajtim në Klinikën e Emergjencës derisa tani është duke u trajtuar në Klinikën Torakale e gjendja e tij është stabile.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, drejtori i Emergjencës Naser Syla.

-Advertisement-

“Po është pranuar sot në Klinikë, mirëpo tanimë është duke u trajtuar në Torakale. Gjendja e tij është stabile, jashtë rrezikut për jetë’, ka thënë Syla për Infokus.

Lajmin për ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar për Gazeta Infokus zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e  rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë.  Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor”, ka theksuar Ahmeti.

Ajo tutje ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriqimin e plotë të rastit.

Dy personat e dyshuar tashmë janë arrestuar./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera