Lajme

“Kjo është e turpshme…”, Eman Rrahmani i VV’së me kritika të ashpra ndaj Ministrit Murati dhe ministrave tjerë të qeverisë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 04 October 2022

Mos paraqitja e Ministrit të Financave, Hekuran Murati, në komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike e ka nervozuar edhe bashkëpartiakun e tij, deputetin e LVV’së Eman Rrahmani.

Madje, deputeti Rrahmani e ka quajtur të turpshëm veprimin e Ministrit Murati, që anuloi pjesëmarrjen e tij në komision parlamentar vetëm pak minuta para se të niste mbledhja.

“Unë me opozitën pajtohem. Asnjë arsyeje ministri nuk e ka me qene këtu. Dhe janë tu e cenu edhe integritetin e secilit deputet tu mos marr pjesë edhe tu lajmëru dy minuta para orës 11 që nuk vjen ministri”, tha Rrahmani në mbledhje.

-Advertisement-

“Kjo është e turpshme për secilin”, reagon tutje deputeti i VV’së, duke kritikuar edhe bashkëpartiaket tjerë Ministra të Qeverisë që nuk kanë shkuar në mbledhjet paraprake të këtij komisioni.

“Neve po na pamundësohet edhe me qenë funksional si komision. Para kësaj nuk erdh ministri i Shëndetësisë, para kësaj nuk erdh ministrja e arsimit. Ose po e mbyllim këtë komision krejt”, tha Rrahmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova Nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)
-Advertisement-

Të tjera