Fokus

“Kjo është e tmerrshme”, Kryetari i Sindikatës së Minatorëve reagon pasi iu ndal gjysma e pagës 151 minatorëve e u kërcënuan edhe me shkëputje të kontratës

Autori: Samire Jaha 15:49 | 21 August 2023

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi ka komentuar ndëshkimin e 151 minatorëve të Trepçës në lidhje me mbajtjen e grevës për pagat e muajit qershor, shkruan Gazeta Infokus.

Januzi për Infokus tha se vendimi i menaxhmentit për t’ua ndalur 176 euro nga paga për shkak se kanë mbajtur grevë është i tmerrshëm dhe shantazhues që minatorët të mos guxojnë të hyjnë më në grevë.

“Për neve është një vendim i tmerrshëm dhe është kërcënues dhe shantazhues ndaj minatorëve dhe kjo e minon demokracinë për realizimin e të drejtave tona e për të cilat mendojmë që menaxhmenti ka marrë një vendim të gabueshëm, dhe është kërcënues, shantazhues që në të ardhmen minatorët mos me grevu mos me protestu për realizimin e të drejtave të tyre. Ne nuk i përjashtojmë asnjë mundësi tonën që na është dhënë nga ligji”, deklaroi Januzi për Infokus.

-Advertisement-

Ndryshe ai kritikoi komunikatën e menaxhmentit për pjesën ku thuhet se nëse vazhdohet bojkotimi i punës mund të shkojë deri në shkëputje të marrëdhënieve të punës e ku për këtë pjesë Januzi thotë se është një komunikatë e pavend dhe e ngutshme.

“Po mendojmë që është komunikatë e pavend dhe e ngutshme për të cilën mendojmë që vetëm i ngrit tensionet e minatorëve me menaxhmentin për të cilën nuk është koha nuk është momenti sepse Trepça është duke u përballur me vështirësi nëpër të cilat menaxhmenti më mirë është të i kryej detyrat e tyre dhe të punoj për realizimin e punës sepse edhe muajin e ardhshëm do të kemi sfida për të cilat më mirë është me kohën të gjejmë zgjidhje për dhënien e pagës së ardhshme”, ka thënë tutje ai për Infokus./Gazeta Infokus/

Për më shumë dëgjojeni videon më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera