Auto&Tech

Kjo është arsyeja pse Italia ka gjobitur Apple dhe Samsung

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 25 October 2018

Autoriteti i Konkurrencës në Itali ka njoftuar këtë të mërkurë gjobitjen e dy kompanive më të mëdha të telefonëve celularë në botë Apple dhe Samsung, respektivisht me 10 milionë euro dhe 5 milionë euro, për shkak të “vjetërimit të planifikuar” të “smartphone”-ve të tyre.

Vendimi besohet të jetë i pari që merret kundër prodhuesve, pas akuzave globale se kompanitë inkurajojnë enkas përditësime të sistemeve operative për telefonët e vjetër, të cilat më pas i ngadalësojnë ato, e rrjedhimisht inkurajojnë përdoruesit të blejnë aparate të reja.

Një hetim i ndërmarrë nga Autoriteti Antitrust zbuloi se “Apple dhe Samsung implementuan praktika të pandershme tregtare”, siç lexohet në komunikatë.

-Advertisement-

Përditësimet e sistemeve operative “shkaktuan keqfunksionime serioze dhe reduktuan ndjeshëm performancën, duke e bërë edhe më të nevojshme zëvendësimin e telefonëve”.

Samsungu ka njoftuar klientët e tij, që kanë në përdorim një “Note 4”, të instalojnë versionin e ri të sistemit operativ të Androidit (të zotëruar nga Google) që përshtatet me “Note 7”, por që modelet e vjetra i ngadalësonte së tepërmi.

Ngjashëm me të, Apple ka njoftuar përdoruesit e “iPhone 6” të instalojnë sistemin e operimit të dizenjuar për “iPhone 7”, duke shkaktuar kështu probleme për ata që kanë modelet më të vjetra.

Apple fajësohet gjithashtu për dështimin në informimin e klientëve mbi karakteristikat “thelbësore” të baterive prej litiumi të telefonëve të tij, përfshi këtu jetëgjatësinë mesatare dhe sesi ta zgjasësh këtë jetëgjatësi, gjë që u reflektua edhe në gjobën më të rëndë.

Autoriteti italian i Antitrustit hapi hetimin në janar, pas ankesave të klientëve.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy