Kjo është alergjia më e përhapur në shtëpitë tona, mjekja e njohur: Si të shpëtoni
Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 13 January 2022
Shtëpia mund të jetë gjithashtu një shkaktar i shpeshtë i alergjive tuaja, prandaj është e nevojshme të dini disa këshilla. Mjekja alergologe, Ornela Marko ishte e ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për shkaqet më të zakonshme të alergjisë.
Marko shpjegoi se krahas papastërtive natyrore apo produkteve, kafshët shtëpiake mund të jenë gjithashtu një burim alergjie. “Në ambientin e shtëpisë mund të vijë dhe nga substancat kimike që përdorim. Një këshillë për nënat e reja. Ne duhet t’i lëmë fëmijët sa më të vegjël që të bëhen pis, kemi nevojë për mikrobe nëse duam t’i shpëtojmë alergjisë.
Akoma nuk është maturuar sistemi imunitar i fëmijës dhe në varësi të kontaktit me faktorët e jashtëm e orientojnë drejt luftës ndaj viruseve dhe alergenëve. Sa më shumë kontakt të ketë me bakterin, nuk e lëmë që të sëmuret me temperaturë dhe të kemi pasoja madhore në të ardhmen me faktin që sistemi imunitar orientohet drejt luftës ndaj alergenëve.”, tha ajo.
Çfarë duhet të bëjmë për të shmangur alergjinë që vijnë nga këta faktorë? “Duhet filluar me ambientin e dhomës së gjumit. Duhet të eliminojmë në maksimum perdet e rënda, të lahen shumë shpesh dhe të jenë të holla. Duhet të ketë sa më pak orendi që të mos na krijohet momenti i mbivendosjes së një akarieni në orendi. Kur marrim pluhurat të jetë një leckë e lagur.
Përsa i përket jorganit dhe çarçafëve, të lahen shumë shpesh me ujë të nxehtë. Tek dyshekët të vendosen mbulesa për të mos depërtuar akarieni në kontakt me lëkurën tonë. Tepeti të jetë me qime shumë teë vogla, të mirëkomandueshëm për t’u larë dhe pastruar.“, theksoi mjekja.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...