Rozë

Kjo banore e ‘Big Brother Vip’ tregon se si i ka ruajtur lopët midis qytetit

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 26 January 2022

Në kuadër të lojës me sekrete në ‘Big Brother Vip’, banorja nga Kosova, Egzona Rafuna, ka treguar historinë se si ajo kishte ndihmuar nënën e saj që të pastronin shtëpi, vite më parë, shkruan Gazeta inFokus.

Mirëpo, rrëfimi i saj para banorëve të tjerë dhe publikut bëri që Egzona të shpërthej në lot, duke thënë se nëna e saj mund të jetë prekur që ka zbuluar këtë sekret.

E për ta qetësuar moderatoren kosovare u përkujdes Arjola Demiri, e cila i rrëfeu Rafunes se si ajo kishte ruajt lopët midis qytetit, duke i thënë se nuk duhet të ndihet keq kur flet histori motivuese.

-Advertisement-

“Tre muajt e verës, kam rujt lopë mes qytetit, këto janë histori motivuese nuk duhet të ndjehesh keq kur i flet”, ka thënë Arjola.

‘Big Brother Vip’ po vazhdon të jetë spektakli më i shikuar në Shqipëri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera