Fokus

Kirurgu i fëmijëve nën emocione rrëfen rastin e një vajze me tumor në veshkë

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 23 February 2024

Këtë jave në emisionin ‘Doktor Plus’ me Elvira Haxhiu është diskutuar për Kirurgjinë Pediatrike.

Në intervistën kryesore, kirurgu Gani Çeku ka folur për sfidat e kësaj kirurgjie.

Gjithashtu, ai ka treguar sëmundjet nga të cilat atakohen më së shumti fëmijët.

-Advertisement-

Përveç kësaj, kirurgu Çeku foli edhe për përvojën e tij me fëmijët dhe ndau një rrëfim tejet emocionues nga puna e tij, ku tregoi për rastin e një vajze e cila kishe tumor në veshkë.

“Në të shumtën e rasteve, sidomos kur janë sëmundje që janë me të gjata kur ne kemi kontakt më shpesh lidhemi shumë për fëmijët, është shumë prekëse. Në ballafaqohemi çdo javë ose çdo muaj me ndonjë rast që është ma prekës. Kisha me veçua një rast që një fëmijë që është prej qytetit tim, Pejës, që është operu, ka pa një tumor të veshkave. Një tumor që është mjaft i rrezikshëm, e kemi largu njërën veshkë, ai tumor më vonë ka pasë përhapje”, ka thënë ai në Doktor Plus.

Deklarata e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera