Uncategorized

Kinë: Rezervat valutore arrijnë në rreth 3.32 trilionë dollarë deri në fund të shtatorit

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 08 October 2024

Sipas të dhënave nga Administrata Shtetërore e Këmbimit Valutor e Kinës, deri në fund të shtatorit, rezervat valutore të vendit arritën në rreth 3.32 trilionë dollarë. Në krahasim me fundin e gushtit, kjo shifër u rrit 0.86%, me 28.2 miliardë dollarësh.

Në gusht, nën ndikimin e politikave monetare të bankave qendrore të ekonomive kryesore, pritshmërive dhe të dhënave makroekonomike, indeksi i dollarit u ul. Ndërkohë çmimet e aseteve financiare globale u rritën.

Rezervat valutore u rritën për shkak të faktorëve të ndryshëm si përllogaritja e kursit të këmbimit dhe ndryshimet në çmimet e aseteve. Ekonomia e Kinës mbetet e qëndrueshme dhe me prirje pozitive, ndërsa nuk ndryshojnë elasticiteti i fortë dhe potenciali i ekonomisë kineze, duke ofruar mbështetje për ruajtjen e stabilitetit të rezervave valutore.

-Advertisement-

Sektori i eksporteve të Kinës po përjeton një përmirësim të vazhdueshëm, i nxitur nga rritja e konkurrencës në formate të reja tregtare si tregtia elektronike ndërkufitare, prokurimi i tregut dhe magazinimi jashtë shtetit.

Ky optimizëm ka tërhequr investitorë ndërkombëtarë drejt aseteve kineze me një ritëm të përshpejtuar, duke ofruar mbështetje të fortë për stabilitetin e rezervave valutore të Kinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera