Përshpejtohet ritmi i shpalljes së një vargu politikash për të nxitur zhvillimin ekonomik
Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 08 October 2024
Kina po përshpejton ritmin e shpalljes së një vargu politikash të tjera për të nxitur zhvillimin ekonomik, u shpreh kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës , Zheng Shanjie në një konferencë shtypi
Ai theksoi nevojën për të përballuar trysninë e rënies me të cilën ndeshet ekonomia duke forcuar politikat makroekonomike .Zheng vuri në dukje se përparësi e qeverisë është forcimi i kërkesës së brendshme, që do të fokusohet në përmirësimin e jetesës dhe rritjen e konsumit, duke nxitur investimet për të stimuluar rritjen.
Ai u shpreh gjithashtu për sfidat me të cilat përballen shumë biznese, duke premtuar shtimin e përkrahjes për t’i ndihmuar ato të përballojnë vështirësitë dhe duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të mjedisit të biznesit
Për të trajtuar dobësinë e tregut të pasurive të patundshme, Zheng deklaroi se do të zbatohen masa të gjithanshme për të nxitur stabilizimin. Përveç kësaj, qeveria ka në plan të hartojë strategji efektive për të rigjallëruar tregun e kapitalit, duke trajtuar luhatjet e fundit dhe duke rritur besimin e investitorëve.
Më tej kreu i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës të Kinës vuri në dukje se funksionimi i përgjithshëm i ekonomisë kineze është i qëndrueshëmdhe forcat e reja prodhuese po formohen me ritëm të përshpejtuar e zhvillimi me cilësi të lartë po thellohet.
Ai pohoi se kushtet themelore për zhvillimin ekonomik të Kinës mbeten të forta, me një potencial dhe forcë të madhe tregu, duke shprehur besimin se Kina do të arrijë objektivat ekonomikë vjetorë, duke ruajtur zhvillimin e vazhdueshëm, të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm.
Të tjera
-
54 aksidente për një ditë në Kosovë, shqiptohen rreth 1800 gjoba trafiku
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 1 mijë e 764 gjoba trafiku....
-
“Për mijëra qytetarë të pasivizuar”: Shqiptarët e Luginës protestojnë sot në Medvegjë
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, pritet të protestojnë sot, në Medvegjë. ...
-
Aksident i rëndë në Fier, vdẹs një 21-vjeçar
Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e së shtunës në, në aksin rrugor “Fier-V...
-
Kush kryeson në sondazhe, Trump apo Harris?
Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris ka pasur një epërsi të vogë...
-
Rama takohet sot me shqiptarët që jetojnë në Selanik
Kryeministri shqiptar Edi Rama, do të takohet sot nga ora 11:00 me orën lokal...
-
Prishtinë: Arrestohet një person për dhunë në familje
Është arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikis...
-
Agjenda për tetëvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar agjendën për tetëvjetorin e aktivistit të s...
-
Leposaviq, tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin – ndalohet nga policia
Në Postenje të Leposaviqit, policia gjatë patrullimit afër vijës kufitare kan...
-
Gjakovë: Burri rrạh gruan, arrestohet
Një burrë është arrestuar në Gjakovë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëvesh...
-
I mituri plagọs aksidentalisht vëllanë e vogël me pụshkë gjuetie
Një i mitur dyshohet se ka plagosur aksidentalisht vëllanë e tij të vogël në ...
-
Moti sot: Diell dhe vranësira, temperaturat shkojnë deri në 15 gradë Celsius
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas ...
-
Kamala Harris: Do të vazhdojmë mbështetjen për Kosovën
Kandidatja demokrate për zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA, Kamala Harris, u ësh...