Uncategorized

Rritja e investimeve të huaja, tregues i ekonomisë së qëndrueshme

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 09 October 2024

Investitorët ndërkombëtarë po rritin investimet e tyre në tregun e aksioneve të Kinës, të nxitur nga optimizmi lidhur me valën e fundit të politikave të reja ekonomike që synojnë nxitjen e rritjes dhe të rimëkëmbjes, kanë njoftuar media ndërkombëtare.

Fondet globale të investimeve private po vënë shuma të mëdha në aksionet kineze në nivele të larta, tha “Bloomberg”, duke përmendur “Mount Lucas Management”, një kompani me bazë në ShBA e listuar në bursë, “GAO Capital” të Singaporit dhe “Timefolio Asset Management” të Koresë së Jugut ndër ata që po tregojnë optimizëm për tregun kinez.

Ndërsa bursat e Kinës u mbyllën për pushimet e fundit shtatëditore të Ditës Kombëtare, fondet e tregtuara në Bursën e Tokios lidhur me Kinën arritën nivele rekord të premten e kaluar, sipas “Nikkei Asia”.

-Advertisement-

“Goldman Sachs” ka nxjerrë një sërë raportesh optimiste mbi tregun kinez të aksioneve, duke e ngritur vlerësimin e vet për aksionet kineze në nivelin e ashtuquajtur “mbipeshë”, njoftoi “Bloomberg”.

Është një lëvizje masive në një sasi të shkurtër kohe për ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe kjo do të ketë efekte të përhapura, duke ngritur të gjitha tregjet e reja,” theksoi për “Forbes” drejtor i Investimeve në “Prime Capital Financial” Will McGough, duke iu referuar masave stimuluese të Kinës.

Këto masa tashmë i kanë ngritur treguesit dhe vlerën e monedhës kineze, aksionet e firmave evropiane të mallrave të luksit, kompanitë minerare globale dhe çmimet e mallrave, vuri në dukje “Wall Street Journal”, duke shtuar megjithatë se veprimet e Kinës në muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtare për të përcaktuar drejtimin afatgjatë të ekonomisë kineze.

Një njoftim kyç ishte se projektet e investimeve me vlerë 200 miliardë juanë (14.14 miliardë dollarë) që janë në planet e vitit të ardhshëm do të zbatohen përpara kohe këtë vit për të mbështetur organet e pushtetit vendor në përshpejtimin e punës paraprake dhe të ndërtimit.

Instituti kinez i politikave “Finance 40 Forum” tha se plani i qeverisë për të investuar fillimisht 200 miliardë juanë mund të nxisë një ngritje të rëndësishme të rritjes ekonomike në tremujorin e katërt dhe ta ndihmojë Kinën të arrijë objektivin e saj vjetor të rritjes prej 5 %.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera