Kinë, masa të reja censure për internetin
Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 11 July 2017
Kina do të bllokojë aksesin e popullsisë së saj për pjesën më të madh të internetit global si pjesë e një plani për të shtypur kundërshtimin dhe për të forcuar pushtetin e Partisë Komuniste.
Qeveria urdhëroi tre kompanitë e telekomunikimeve në vend që të bllokojnë plotësisht aksesin në rrjetet private virtuale, të njohura ndryshe me siglën VPN, deri në shkurt 2018. Lajmi jepet nga Bloomberg dhe bazohet në burime anonime, pasi zyrtarisht nuk ka asnjë raport të tillë nga Kina.
Tre kompanitë që sjellin internet në kinë janë China Mobile, China Unicom dhe China Telecom, që të treja shtetërore. Kina ka regjimin më të madh të botë të censurës në internet dhe në këtë vend janë bllokuar qindra faqe si Google, Facebook, Tëitter apo Instagram. Kontrolli i internetit do të thotë gjithashtu se lajmet apo komentet që kritikojnë partinë komuniste, apo informacionet për ngjarjet si masakra e sheshit Tienanmen e vitit 1989, janë thuasje të pamundura që të gjenden brenda Kinës. Por miliona kinezë shmangin censurën duke përdorur VPN-të dhe kështu mund të vizitojnë cdo faqe që duan.
Analistët thonë se urdhëri për të ndaluar edhe rrjetet private virtuale tregon përshkallëzim të kontrollimit të internetit dhe gjithashtu urgjencën apo dëshpërimin në majat e larta të qeverisë përtë kontrolluar gjithcka.
Ekspërtët mendojnë se kjo është pjesë e nismës së presidentit Xi Jingping për sovranitetin e internetit, që në praktikë do të thotë censurimin e plotë të tij që të mos ketë asnjë kritikë për të apo partinë dhe asnjë mundësi që kritikët e tyre të komunikojnë. Në Kinë ka pasur gjithnjë kontrolle të komunikimit, por ekspertët parashikojnë se ky i fundit do të arrijë një tjetër nivel.
Të tjera
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...