Kimikatet nga sapuni ulin kualitetin e spermës
Autori: Gazeta inFokus
13:16 | 25 August 2017
Parabeni gjendet si përbërës në shumë shampone, sapunë, pastrues, xhel flokësh, produkte tualeti të fytyrës, veçanërisht për gratë, detergjente, krem për rrezitje, etj
Ky lloj përbërësi ul kualitetin e spermatozoideve dhe ndryshon formën e tyre, si dhe madhësinë e tyre, duke i bërë abnormale, gjë e cila lidhet me mos pjellorinë, pohojnë shkencëtarët. Parabeni ndryshon edhe ADN në spermë dhe kufizon shpejtësinë e spermatozoideve. Kjo shkakton probleme në ngjizje. Paraben ka kudo rreth nesh, shkruan Daily Mail.
Ekspertët thonë se është vështirë të shmanget parabeni, por duhet përpjekur për uljen e ndikimit të tij në trupin tonë, duke përdorur prodhime, në të cilat shkruan se nuk përmbajnë paraben. Në një studim të kryer është bërë analiza e urinës së 315 meshkujve, të cilët më parë kishin vizituar klinikën për pjellori.
Sasia e parabenit në këto mostra ka qenë dukshëm e lidhur me pjellorinë. Lloji më i rrezikshëm i parabenit, butilparaben, është treguar jashtëzakonisht i dëmshëm për spermë dhe ndikon dukshëm në rënien e kualitetit të saj. Parabeni përdoret edhe në kozmetikë, industrinë farmaceutike, pesticide, plastikë, lodra, etj. Më të shpeshtët janë metilparaben, propilparaben dhe butilparaben.
Prodhuesit ndonjëherë kombinojnë parabenët për të forcuar ndikimin e tyre. Vetëm disa prej tyre janë të ndaluar në BE, por janë të lejuar në pjesët tjera të botës. Agjencia amerikane për ushqim dhe barna (FDA) lejon përdorimin e tyre.
Përveç ndikimit në pjellori, parabeni mund të shkaktojë probleme neurologjike dhe të imunitetit, paralajmërojnë ekspertët e Institutit nacional shëndetësor në SHBA. Ata janë rrezik potencial në shkaktimin e kancerit të gjirit, konfirmon një studim i Universitetit Reding. Parabeni, sipas një studimi tjetër shkencor, mund të shkaktojë çrregullimin e gjëndrës tiroide dhe të ndikojë në shkaktimin e kancerit të lidhur me hormonet.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...




































