Kim Kardashian zbulon nëse dëshiron të ketë më fëmijë pas ndarjes nga Kanye West!
Autori: Gazeta inFokus
13:47 | 30 December 2022
Kim Kardashian nuk e përjashton mundësinë që të ketë më shumë fëmijë pas divorcit nga Kanye West.
Ylli i realitetit, e cila ka North, 9 vjeçe, Saint, 7 vjeçe, Chicago, 4 vjeçe dhe Psalm, 3 vjeçe, me fituesin e “Grammy”-t, i tha Gwyneth Paltrow në një episod podcast “Goop” të martën se ajo “kurrë nuk do të thotë kurrë” për një fëmijë të pestë. Aktorja e “Keeping Up With the Kardashians” vuri në dukje:
“Padyshim që e mendoj si mundësi në të ardhmen. Por fillimisht, do të më duhej të kisha dikë në jetën time për një kohë që të merrja atë vendim. Pra, çfarëdo që është e shkruar për të ndodhur, do të ndodhë.”
Kur Paltrow i rekomandoi ngrirjen e vezëve, 42-vjeçarja u përgjigj:
“Unë mendoj se embrionet janë mënyra më e mirë për ta bërë atë proces”.
Deklarata e yllit të “Kardashians” erdhi tetë muaj pasi ajo la të kuptohet gjatë një interviste tek “Access” se ajo e sheh veten të ketë po aq fëmijë sa nëna Kris Jenner, e cila ka gjashtë fëmijë. Pronarja e “SKIMS” ishte në lidhje me Pete Davidson në atë kohë, por ish-çifti që atëherë janë ndarë dhe nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kardashian i tha Paltrow të martën se dëshiron të kalojë “disa vite” beqare përpara se të kthehet në një romancë serioze.
Biznesmenja, e cila është martuar tri herë, ka vazhduar të reflektojë për marrëdhëniet e saj të kaluara. Kardashian tha për martesën me Kanye West:
“Ndjej, sinqerisht, se martesa ime e fundit ishte e para e vërtetë”.
Respektivisht, ajo ka pasur edhe dy martesa të tjera jetëshkurtra me Damon Thomas dhe Kris Humphries në vitin 2000 dhe 2011. Kardashian shpjegoi:
“E para, thjesht nuk e di se çfarë po ndodhte. E dyta, ndihesha sikur doja të martohesha aq keq, sepse të gjithë miqtë e mi ishin të martuar dhe mendoja se edhe unë duhet të kisha qenë aty”.
Ndërsa ajo “definitivisht” pohon se dëshiron të martohet përsëri, Kardashian këmbënguli se ajo është e lumtur që po kalon kohën të lirë me veten dhe po shijon çdo minutë të sajin si beqare.
Krijuesja e “KKW Beauty” tha të njëjtën gjë në një episod të podcast-it “Angie Martinez IRL” të hënën, duke thënë se ajo ishte “në paqe dhe do të argëtohej derisa të gjente ‘partnerin e saj të përjetshëm’.
Kardashian shprehu shqetësimin se të dashurit e saj të ardhshëm do të “frikësohen” nga West, duke pranuar:
“Unë nuk e kam ish-in dosido. Nuk mendoj se është e drejtë për mua të vendos dikë në një situatë ose të sjell një person të ri që mund të jetë super i pafajshëm”.

T� tjera
-
“Skandaloze”, “kush bëri presion”, Rama i kërkon llogari policisë që s’lejoi muralin e Nënë Terezës në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi të premten mbrëm...
-
“Na kanë pru në një derexhe sa me iu thanë: “Vjedhni, po veç mos na leni pa rrymë si mbas luftës”- Dakaj shpërthen për reduktimet e rrymës
Gazetari Shkëlzen Dakaj gjatë podcastit me deputetin e Partisë Demokratike të...
-
LAJMI I FUNDIT: Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamioni...
-
Shiroka Pula: BE-ja të mos jetë selektive në procesin e zgjerimit
Në Samitin e radhës të Procesit të Brdo-Brijunit, që është organizuar në Ohër...
-
Ministri Ejup Maqedonci dekoron Bashkim Jasharin me Medaljen “Shërbim i Shquar” në Ditën e Forcës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dekoruar Komandantin e Forcës së Sig...
-
“Me armë, fjalë e kamerë në shërbim të atdheu”, Musliu dhe Lushtaku vlerësojnë kontributin e veteranëve të UÇK-së dhe gazetarëve të luf*tës
Ganimete Musliu, së bashku me kryetarin e Komunës, Sami Lushtakun, kanë ndarë...
-
Cili ishte destinacioni final i dro*gës që u kapë në Kaçanik- Policia e Prokuroria dalin me detaje
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë njoftuar se tre pe...
-
A i lexojnë deputetët ligjet që votojnë? Eman Rrahmani tregon çfarë ndodhi në Kuvend kur përmendi sterilizimin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka ngritur pi...
-
Gjermania dhe Austria kërkojnë që TikTok të kalojë nën pronësi europiane
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Europa po kërkon të marrë kontrol...
-
Aksioni në Kaçanik, 136 kilogramë marih*uanë të sekuestruara, Sveçla: Nuk ka tolerime…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Haxhiu takohet me përfaqësueset e strehimoreve, në fokus financimi i qëndrueshëm dhe mbështetja institucionale
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me p...
-
“Shkon Lumezi, vjen Elezi”, Gjini për Kurtin: Në pushtet ka ardhë Bylmezi, e dini në Prizren çka i bjen kjo
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, k...

































