Lajme

Kim dhe Soreca thirrje shqiptarëve: Shkoni të votoni, politikanët të presin me durim rezultatin

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 25 April 2021

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve në Shqipëri që të shkojnë të votojnë në këto orë që kanë mbetur.

“Ka ardhur koha që të presin rezultatin dhe gjykimin e popullit”, tha ambasadorja amerikane.

Ndërsa Soreca shtoi se udhëheqësit e partive duhet të tregojnë durim derisa të dalin rezultatet.

-Advertisement-

“Ka qenë kënaqësi që kemi shkuar në vende të ndryshme të Shqipërisë bashkë me Kim. Më pëlqen kur bisedoj me qytetarët e Shqipërisë të rinj e të moshuar në këtë ditë të shënuar për Shqipërinë. Komentet kanë qenë të qarta, që shqiptarët po shprehin vullnetin e tyre. Në fakt votimi ka ecur mirë pa probleme pavarësisht gjërave të ndryshme incidentet që do të hetohen e procedohen. Ka ende 3 orë kohë thirrja jonë është për qytetarët shqiptarë që nuk kanë ardhur ende, por duhet të vini të votoni. Dhe pas votimit ju lutem prisni me durim se cili do të jetë rezultati dhe për udhëheqësit politikë ta respektojnë këtë rezultat. Edhe tash që flasim përpara jush kemi ekipet tona, ne po i ndjekim gjërat nga afër dhe është shumë e rëndësishme që t’i ndjekim nga afër”, tha Soreca./TCH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera