Kica – Xhelili:Keni dashtë LDK me u bë dekor për me shku në zgjedhje
Autori: Gazeta inFokus
21:44 | 05 June 2026
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka synuar ta përdorë LDK-në vetëm si “dekor” për të çuar vendin në zgjedhje të reja.
Ne emisionin “Debat Plus”, ajo iu drejtua nënkryetarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, duke vënë në dyshim sinqeritetin e deklarimeve të tij lidhur me zhvillimet politike pas zgjedhjeve të kaluara.
“Po të kishim një poligraf për Glaukun, do të tregonte se sa jo i sinqertë është sonte. Kush ishte i pari që tha pas zgjedhjeve të kaluara se ka mundësi të shkojmë sërish në zgjedhje? Ishte Albin Kurti. Kush tha se nëse nuk i marrim 80 deputetë, do të shkojmë përsëri në zgjedhje? Ishte po ashtu Albin Kurti”, deklaroi Kica-Xhelili.
Ajo tha se Vetëvendosje nuk kishte obligim kushtetues që opozita t’ia siguronte kuorumin dhe se kjo po paraqitet gabimisht në opinion.
“Mos u bëj sikur beson se Gjykata Kushtetuese ka thënë që ne patjetër duhet t’ua bëjmë juve kuorumin. Nuk e keni pasur një obligim të tillë nga opozita”, tha ajo.
Kica-Xhelili shtoi se Vetëvendosje asnjëherë nuk e kishte ofruar mundësinë që LDK-ja të propozonte kandidatin për president, duke pretenduar se ky post është trajtuar pa seriozitet.
“Në tavolinat me PDK-në kurrë nuk e keni ofruar mundësinë që ne ta propozojmë presidentin. Postin e presidentit e keni trajtuar sikur të ishte një stendë në shesh. Presidenti nuk zgjidhet në 24 orët e fundit”, u shpreh ajo.
Sipas saj, gjatë negociatave Vetëvendosje kishte ndryshuar vazhdimisht emrat e propozuar për pozita të larta shtetërore.
“Në sinqeritetin tonë, për rreth 15 emra ju keni ndryshuar qëndrime, nga Glauk Konjufca te Feride Rushiti. Keni qenë të pavendosur. Loja juaj politike ka qenë që LDK-ja të bëhej dekor për t’ju çuar në zgjedhje”, deklaroi Kica-Xhelili.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me të reshura atmosfer...
-
Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Tiranë, për ...
-
Kërkohet zgjatje e kohës për apelimin e dënimit të dytë të Thaçit, përmendet angazhimi në rastin e parë dhe mungesa e përkthimit
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Sp...
-
Murali i Nënë Terezës, Ministria akuzon Komunën e Prishtinës për ndërhyrje të paligjshme: Prandaj e thirrëm Policinë
Ministria e Ekonomisë ka reaguar lidhur me përplasjen me Komunën e Prishtinës...
-
Hykmete Bajrami i reagon kryetarit të Fushë Kosovës: Jemi në demokraci, jo në komunizëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas k...
-
Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, po vinin nga Serbia në Kosovë
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot ka identifikuar d...
-
Presidentja e Maqedonisë së Veriut tregon se vetëm Çupiç nuk e nënshkroi deklaratën nga Samiti Brdo-Brioni në Ohër
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka qenë i ve...
-
Ministria e Mjedisit rrëzon projektin e Ramës për Ulpianën, Pacolli publikon arsyet e refuzimit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpian...
-
Lladrovci: 28 Nëntori është ditë feste, kujtese e krenarie për kombin
Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, me program kulturor në Sallën e kulturës...
-
“Skandaloze”, “kush bëri presion”, Rama i kërkon llogari policisë që s’lejoi muralin e Nënë Terezës në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi të premten mbrëm...
-
“Na kanë pru në një derexhe sa me iu thanë: “Vjedhni, po veç mos na leni pa rrymë si mbas luftës”- Dakaj shpërthen për reduktimet e rrymës
Gazetari Shkëlzen Dakaj gjatë podcastit me deputetin e Partisë Demokratike të...
-
LAJMI I FUNDIT: Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamioni...


































