Sport

Khabib rrëfen: Kur më telefonoi Putin isha i rrethuar nga policia!

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 10 April 2019

Khabib Nurmagomedov i është rikthyer sërish mbrëmjes së tetorit të vitit të shkuar në UFC 229, ku mundi me “submission” Conor McGregor.

Pas asaj ndeshje sherri që shpërtheu jashtë oktogonit mori përmasa të mëdha dhe luftëtari rus u dërgua menjëherë në një dhomë të sigurt, bashkë me stafin e tij dhe gjatë gjithë kohës qëndroi i rrethuar nga policia për të shmangur ndonjë përleshje të mundshme me tifozët.

30-vjeçari zbuloi se pikërisht në atë moment erdhi një telefonatë nga Rusia, ku i thanë se për pak minuta në linjë do të ishte presidenti Vladimir Putin.

-Advertisement-

“Policia na kishte rrethuar ne dhe na shoqëroi në një dhomë të mbyllur. Na thanë se duhet të qëndronim aty për 2-3 orë, derisa fansat të nxirreshin nga stadiumi. Në atë moment, të rrethuar nga policia, vjen një telefonatë, ku na thanë se për pak minuta në telefon do ishte Vladimir Putin”, zbulon luftëtari rus.

“Ai telefonoi në një situatë të tillë. Pyeti se si ishin gjërat. I thash se gjithçka ishte në rregull, por jemi të rrethuar. Ai më uroi dhe më tha se e kishte parë ndeshjen. Gjithashtu më tha se duhet të kontrolloj emocionet dhe të mos iu jap rëndësi provokimeve. Po të presim në shtëpi, më tha në fund”, vijoi më tej 30-vjeçari.

Khabib tha se folën për rreth një minutë dhe u ndje shumë mirë dhe i mbrojtur që në një moment të tillë, të vështirë, mori një telefonatë direkt nga presidenti dhe që e uroi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera