KFOR-it të Zvicrës i kërkohet qëndrimi në Kosovë deri në vitin 2026

Autori: Gazeta inFokus
09:33 | 24 November 2022
Këshilli Federal i Zvicrës, ka kërkuar që misioni i Ushtrisë së Zvicrës (Swisscoy) në Kosovë të zgjatet edhe për tre vjet, deri në fund të vitit 2026.Të mërkurën, qeveria e Zvicrës ia ka kaluar parlamentit për aprovim, kërkesën përkatëse.
Qeveria e shtetit dëshiron gjithashtu të drejtën për të rritur kontingjentin zviceran në forcën shumëkombëshe të KFOR-it të NATO-s me një maksimum prej 30 trupa gjatë mandatit, thuhet në kumunikatën e qeverisë.
Situata në Kosovë aktualisht është stabile, por ende e karakterizuar me luhatshmëri, ka arsyetuar kërkesën e vet, Këshilli Federal. NATO dëshiron të vazhdojë misionin e KFOR-it për sa kohë që marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk janë normalizuar.
Rreziqe të reja nga lufta në UkrainëKëshilli Federal ka argumentuar tutje se lufta në Ukrainë përbën gjithashtu rreziqe në rritje të sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Misioni i ndërtimit të paqes mbetet i domosdoshëm dhe i shërben stabilitetit të të gjithë rajonit. Zvicra ka interes të drejtpërdrejtë për paqen në Kosovë.
Qeveria e shtetit iu referua edhe konsideratave për forcimin e bashkëpunimit me NATO-n.
Ajo gjithashtu arsyetoi nevojën për më shumë liri veprimi për sa i përket madhësisë së kontingjentit me situatën e ndryshuar të sigurisë në Evropë: vendet anëtare të NATO-s mund të ndjehen të detyruara të rrisin angazhimin e tyre në Evropën Lindore dhe ta zvogëlojnë atë në Kosovë, shkruan sda.ch. Prandaj, Zvicra mund të jetë në gjendje të përfshihet më shumë në misionin e KFOR-it.
Në këtë mënyrë, Zvicra po dëshmon se po merr pjesën e saj të përgjegjësisë, thuhet në komunikatë.
Ajo po e bën këtë “në një kohë kur NATO është e angazhuar për të adresuar sfidat që lidhen me agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës”.
Swsscoy aktualisht ka një numër prej 195 pjesëtarësh të ushtrisë. Parlamenti duhet të miratojë operacionin sepse ai zgjat më shumë se tre javë dhe përfshin më shumë se 100 trupa të ushtrisë. Mandati aktual skadon në fund të vitit 2023.

Të tjera
-
Abelard Tahiri thotë se Policia u ka kërkuar ta lirojnë ndërtesën e Kuvendit për shkak se ka një kërcënim
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Policia e Kosovës u ka kërkuar...
-
Damka për aktakuzën: Nuk kam marrë ende asnjë ftesë nga gjykata
Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se nuk ka marrë ende as...
-
Qalaj: Shtyrja e konstituimit të Kuvendit është e dëmshme dhe e qëllimshme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, para seancës k...
-
Pak para seancës së 42’të, OVL e UÇK i çon mesazh Kurtit për krizën dhe sulmet që ia bëri Thaçit e Veselit: Turp, s’do të heshtim
Pak para nisjes së seancës konstituive, Organizata e Veteranëve të Luftës së ...
-
Xhaferi: Po përballemi me kryeneçësi politike – s’njihet gjuha e dialogut as komunikimit, veç e përçarjes
Deputeti i betuar i LDK-së, Krenar Xhaferi pak para nisjes së seancës së 42-t...
-
Trump thotë se letrat tarifore drejtuar 12 vendeve janë nënshkruar, do të dalin të hënën
Presidenti amerikan Donald Trump, tha se kishte nënshkruar letra drejtuar 12 ...
-
Arrestimi i kandidatit për kryetar të Drenasit Naim Bazaj, iu gjetën 7 ar*më e 290 fishekë – çfarë thotë policia
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të arrestimit të ish-kryesuesi...
-
Sot për të 42-tën herë me radhë tentohet të konstituohet Kuvendi i Kosovës
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot nga ora 11:00 për t...
-
Bashkëjetoi me një vajzë nën 16 vjeç që ishte raportuar e zhdukur, arrestohet një person në Gjakovë
Policia ka njoftuar se një burrë është arrestuar në Gjakovë për shkak se kish...
-
Një burrë sulmon policen në Han të Elezit
Një police në rrugën “Adem Jashari” në Han të Elezit dyshohet se është sulmua...
-
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë
Një burrë ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur motoç...
-
Postoi fotografi me pisto*letë, arrestohet i mituri në Malishevë
Në fshatin Carallukë të Malishevës është arrestuar një i mitur, pasi që në rr...