Lajme

KFOR-i shton përsëri prezencën mbi urën e Ibrit

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 04 September 2024

Mëngjesin e sotëm KFOR-i ka shtuar përsëri prezencën mbi urën kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë.

Sikur të shtunën, përsëri njësiti i karabinierëve italianë janë ata që po qëndrojnë në një numër më të shtuar mbi urë.

Nga disa pamje të publikuara nga mediat, shihet se aty janë rikthyer edhe autoblindat, të cilat u larguan gjatë së hënës.

-Advertisement-

Gjatë së shtunës, KFOR-i konfirmoi se shtimi i trupave mbi urë ndodhi për shkak të një ushtrimi të planifikuar më herët.

Gazeta Infokus është në pritje të disa përgjigjeve nga KFOR-i, nëse edhe sot po ndodhë e njëjta gjë. /Gazeta Infokus

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera