Sport

KF Llapi apo KF Batatina? Tahir Batatina me përgjigje interesante

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 26 November 2018

Ardhja në krye të Llapit e aksionarëve, vëllezërve Batatina, duke përfshirë këtu edhe kryetarin e klubit, Beqirin, ka bërë që shumkush me humor ta quajë klubin si KF Batatina.

Mirëpo, si e mendon këtë drejtori i klubit, Tahir Batatina?.

Ai pohon se Llapi është i llapjanëve dhe jo i kryesisë, teksa merr shembull edhe Remzi Ejupin te Prishtina.

-Advertisement-

“Vëllezërit Batatina janë aksionarë te Llapi sikurse Remzi Ejupi që e ka Prishtinën. Tash nuk mund të themi që familja Ejupi e ka Prishtinën. Klubi është më i madh se individi dhe Llapi është i llapjanëve. Llapi është klub me renome, ka dhënë futbollistë të shquar duke mos harruar edhe legjendën, Fadil Vokrri”, deklaroi Batatina për “90 Plus” në Radio Prishtina.

Ndryshe, ai ka thënë se Llapi i ka punët jashtëzakonisht mirë me finananca ndonëse pas largimit të tij nga posti i trajnerit qytetarët llapjanë janë frikësuar se klubi do të ketë kriza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera