Shëndetësi

Këto janë ushtrimet që qetësojnë dhimbjet e shtyllës kurrizore

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 30 January 2018

Të punuarit për një kohë të gjatë ulur dhe para kompjuterit, mbajtja e peshave të rënda, fjetja në pozicion të parehatshëm dhe faktori genetik janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e dhimbjes së shpinës. Një dhimbje shumë e njohur dhe e përhapur në masë në të gjitha grupmoshat. Por, përpara se të vraponi tek farmacisti i lagjes për të marrë ndonjë xhel qetësues apo barna të tjera jo efektive, ju propozojmë të provoni teknikat e mëposhtme që ju ndihmojnë për të forcuar muskujt e shpinës dhe shmangur dhimbjet në të ardhmen.

Forcimi i shpinës dhe streçing i muskujve të pasëm dhe atyre abdominalë:

1-Shtrihuni me shpinë drejt dhe mblidhini këmbët para.

-Advertisement-

Më pas shtrijini ato sa majtas-djathtas duke prekur dyshemenë, por pa e lëvizur pjesën e sipërme të trupit.

2-Qëndroni shtrirë mbështetur mbi kurriz dhe më pas kaloni këmbën e djathtë sipër të majtës duke lëvizur vetëm pjesën e poshtme të trupit.

Të njëjtën gjë bëni edhe me këmbën tjetër si në figurën shoqëruese.

-Bëni pozicionin e biçikletës në ajër. Ky shtrim do të tërheq muskujt e shpinës dhe do ju lirojë nga dhimbjet.

Lëvizini këmbët në ajër sikur të ishit duke i dhënë biçikletës, por pa prekur në tokë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera