Sport

Këto janë tri ndeshjet e radhës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 02 April 2021

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar tri ndeshjet e para të saj në vitin 2021, ku në muajin mars, ishin vendas në fitoren që u arrit në miqësoren ndaj Lituanisë, dhe pastaj regjistruan dy humbje kundër Suedisë dhe Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për në Botërorin “Katar 2022”.

Fillimisht, “Dardanët” mposhtën bindshëm kombëtaren e Lituanisë me rezultat 4:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e cila ishte vetëm miqësore.

Trajneri, Bernard Challandes, do të ketë kohë deri më 2 shtator që të analizojë dhe të përgatisë skemat për kundërshtarët e radhës.

-Advertisement-

Kosova do të rikthehet në arenën ndërkombëtare, ku do të zhvillojë ndeshje me datat 2, 5 dhe 8 shtator, kundër Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës, të gjitha këto përballje në kuadër të Grupit B, për kualifikime drejt “Katar 2022”.

Më 8 tetor “Dardanët” zhvillojnë ndeshjen e rikthimit kundër Kombëtares së Spanjës, ku në ndeshjen e parë, pësuam humbje me rezultat 3:1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera