Sport

Këto janë statistikat e frikshme të Erling Haalandit

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 19 February 2020

Erling Haaland është emri me i përfolur ditëve të fundit në opinionin sportiv evropian dhe botëror, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi i ri norvegjez i ka bërë të gjithë për veti me formën fantastike që ka shfaqur me fanellën e Dortmundit.

Ai në debutim realizoi Hatr-Trick, ndërsa edhe mbrëmë ishte protagonisti kryesor i ‘milionerëve’ në fitoren 2-1 ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.

-Advertisement-

Haaland në 7 ndeshje me Dortmundi ka realizuar plotë 11 gola, ndërsa në 29 takime të luajtura deri me tani në këtë sezon përfshirë edhe takimet me Salzburgun ka shënuar 39 gola.

19 vjeçari është padyshim transferimi më i mirë i këtij afati kalimtar të janarit.

Norvegjezi më formën, klasin dhe talenti që ka padyshim se është një nga emrat që në të ardhmen do ta synoj edhe Topin e Artë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera