Fokus

Këto janë projektetet që ia hoqi Qeveria nga buxheti Bekim Jasharit

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 29 December 2020

Unaza e brendshme në Skenderaj që do të kushtonte afro 250 mijë euro bashkë me dhjetëra projekte të reja për arsim, kulturë, shëndetësi e zhvillim ekonomik, janë hequr nga buxheti i vitit 2021 për komunën e Skenderajt, shkruan Gazeta Infokus.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se Qeveria e Kosovës në buxhetin e vitit 2021 nuk ka paraparë pothuajse asnjë projekt të ri për Skenderajn.

Ndaj, Jashari ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që në buxhet t’i fusin projektet e komunës. Por cilat projekte i janë hequr nga lista kësaj komune?

-Advertisement-

Gazeta Infokus ka nxjerrë nga tabelat e buxhetit për vitin 2021 të gjitha projektet që ishin dorëzuar nga komuna e Skenderajt, por që nuk janë përkrahur nga Ministria e Financave të Kosovës./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera