Lajme

Këto janë procedurat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë!

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 14 June 2017

Ligjëruesi në Fakultetin Juridik, Flamur Hyseni përmes një shënimi në Facebook ka sqaruar procedurat për konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e Qeverisë së re.

Ai ka cituar Kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këto procedura.

Shënimi i plotë:

-Advertisement-

Lidhur me procedurat per konstituim te Kuvendit dhe formim te Qeverise

Nga dita e shpalljes zyrtare te rezultateve te zgjedhjeve eshte afati prej 30 diteve per konstituim te Kuvendit (neni 66 i Kushtetutes).

Lidhur me ate se i pari, apo i dyti kane te drjete me propozu kandidatin per formim te qeverise, kjo dilem eshte hequr me Aktgjykimin e Gjykates Kushtetuese te 2014, nr. KO 103/14.

Pra, e drejta i takon te parit qe ka numrin me te madhe te ulesve ne Kuvend te provoje te beje shumicen sepaku prej 51% – 61 deputet.

Çfare duhet bere?

Eshte ne pyetje veprimi sipas nenit 95 te Kushtetutes.

Kjo nuk ka te beje se, a don apo nuk don Presidenti?

Kjo eshte e rregulluar me Kushtetute dhe paraprakisht duhet permbushur kushtet per tu zbatu neni 95 i Kushtetutes.

Cilat jane kushtet?

Duhet me dergu deshmine te Presidenti se koalicioni qeverises ka arritur marreveshjen dhe ka sepaku mbi 51% – 61 deputet dhe Presidenti e mandaton kandidatin e koalicionit qeverises per ta formu Qeverine ne afat prej 15 ditesh (Ketu nuk ka dilem se a mundet a jo, sepse nuk provohet si ne bingo, mos rastesisht po behet!).

Normat kushtetuese zbatohen vetem atehere kur permbushen kushtet paraprakisht. Permbushjes se ketyre kushteteve i paraprine arritja e nje marreveshje politike e partise qe ka ulese me se shumti ne Kuvend me partite tjera per ta arrite shumicen sepaku prej 51 % – 61 deputet.

Çeshtja eshte se, a do te arrije te konstituohet Kuvendi brenda afatit kushtetues, kur dihet se marreveshja per koalicion duhet te arrihet brenda kesaj kohe sepse duhet te votohet edhe kryetari i Kuvendit dhe pastaj te kalohet te zgjedhja e Qeverise (brenda 30 diteve pas certifikimit te rezultateve te zgjedhjeve nga KQZ).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera