Këto janë milionat që Zvicra i ka ndarë Kosovës për menaxhimin e burimeve ujore
Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 01 August 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, të organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.
Në këtë event, kryeministri Kurti tha se diaspora jonë nga Zvicra ka sjellë në vend një hov ekonomik dhe perspektivë të re. “Kosova është me fat jo vetëm që ka Zvicrën si shembull se çfarë mund të arrijë një shtet, por edhe të krijojë lidhje të thella me atë vend. Zvicra ka luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin tonë. Së pari, ka hapur dyert dhe ka ofruar mundësi për ata që ikën nga një prej krimeve më të këqija që njerëzimi ka parë. Mbi çerek milion qytetarë zviceranë i kanë rrënjët në Kosovë”, vlerësoi kryeministri Kurti.
Me këtë rast, kryeministri përmendi dhe shembuj konkret të shqiptarëve të suksesshëm që jetojnë në Zvicër dhe rrugëtimit të tyre të jashtëzakonshëm profesional. “Suksesi i zviceranëve me origjinë kosovare nuk shfaqet vetëm në ndeshjet e futbollit, si në rastin e Xhakës dhe Shaqirit, por edhe në formën e drejtorit të klinikës për kirurgji të zemrës në Universitetin e Cyrihut – si në rastin e Omer Dzemali – dhe në vendet e këshillave kantonale – si në rastin e Ylfete Fanajt.” tha Kryeministri Kurti.
Duke përmendur zhvillimin ekonomik në Kosovë, ai shtoi se është bërë i mundur edhe falë ndihmës humanitare dhe ekonomike që ka dhënë Zvicra që nga viti 1990, e cila filloi si ndihmë humanitare dhe që tani është shndërruar në ndihmë zhvillimore, e cila shtrihet në fushat e infrastrukturës, arsimit, mbrojtjes së mjedisit, qeverisjes, kujdesit shëndetësor e shumë më tepër.
“Kjo mbështetje po intensifikohet me akordimin e 86 milionë frangave zvicerane për periudhën 2022-2025, ku menaxhimi i burimeve ujore përballë efekteve shkatërruese të ndryshimeve klimatike mbetet prioritet kryesor”, tha kryeministri.
Ai u shpreh i lumtur me forcimin e marrëdhënieve mes vendeve tona gjatë 15 viteve të fundit:
“Si qeveri, ne jemi plotësisht të përkushtuar për ta forcuar edhe më tej këtë bashkëpunim, veçanërisht në marrëdhëniet tona ekonomike, përmes marrëveshjes EFTA, investimeve direkte dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare. Zvicra mbetet një shembull kyç për ne – siç bën për pjesën tjetër të botës – të stabilitetit, prosperitetit, ekonomisë dinamike lokale, respektit për mjedisin dhe shoqërisë së lulëzuar e të larmishme që gëzon”, përfundoi Kurti.
Të tjera
-
“E deshte atdheun dhe u flijove për të”, Haradinaj kujton mjekun e UÇK-së
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar mjekun e luftës çlirimtare, S...
-
Skemat Pensionale, SBAShK-u dorëzon në Kuvendin e Kosovës nënshkrimet për miratimin e projektligjit
Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), ka dorëzuar të ...
-
Junik: 50-vjeçari i hyn dạjạk nënës së moshuar, përfundon në pranga
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin t...
-
Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot ...
-
Në mungesë të kuorumit, dështon ftesa për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese
Në mungesë të kuorumit, ka dështuar mbledhja e Komisionit të posaçëm për shqy...
-
Me foto mes kạnạbisit, Salianji apel nga qelia për pjesëmarrje në protestën e sotme
Me një imazh në mes kanabisit, demokrati i burgosur, Ervin Salianji, nga qeli...
-
Pasojat nga urgani Helene, mbi dy milionë njerëz zhyten në errësirë në juglindje të SHBA-së
Rreth 2.1 milionë njerëz janë zhytur në errësirë në Karolinën e Jugut, Karo...
-
Serbët e Kosovës e pranojnë se dora e Kishës Ortodokse Serbe ka vepruar në Kosovë
Kryetari i ‘Forumit Kombëtar Serb’ nga Graçanica, Momçilo Trajkoviq, para dy ...
-
Osmani i liston takimet në New York, e veçon atë me Bidenin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmbledhur aktivitetet që ka realizua...
-
32 aksidente me 11 të lënduar javën e kaluar në rajonin e Ferizajt
Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka hequr 12 patentë...
-
Të paktën 90 të vdekur nga uragani Helene në SHBA, numri pritet të rritet! Guvernatori: Katastrofë me përmasa historike
Të patën 90 persona kanë vdekur nga uragani Helene që ka goditur pjesën jugli...
-
Limaj: Nuk provohet shteti me axhami, këta djem e vajza i ka zënë në befasi ky besim i madh që ia ka dhënë populli
Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj bëri deklaratën e tij të famshme “...