Sport

Këto janë fjalët e para të Mustafit pas transferimit tek Schalke

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 03 February 2021

Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi u transferua nga Arsenali tek Schalke ditën e hënë, që edhe ishte dita e fundit e afatit kalimtar të janarit, shkruan Gazeta inFokus.

Mustafi ka folur për herë të parë pas trasnferimit në Gjermani, ku ndër të tjerash është shprehur shumë i lumtur për aventurën e tij të re.

“Fillimisht ndihem krenar dhe shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi që ka traditë të madhe në futbollin gjerman. Kur mora vesh për interesimin e Schalkes, menjëherë e kuptova se dua ta pranoj një sfidë të tillë”, ka thënë 28 vjeçari.

-Advertisement-

Schalke aktualisht gjendet në vendin e fundit në tabelë me vetëm 8 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera