Sport

Këto janë fjalët e Challandesit pas humbjes nga Sllovenia

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 11 October 2020

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për Super Sport pas humbjes së radhës të Dardanëve, e gjashta në shtatë sfidat e fundit.

Kosova u mposhtë 0-1 në Fadil Vokrri nga Sllovenia në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Pse Kololli si sulmues? Ka luajtur në klubin e tij si sulmues kjo nuk do të thotë se nuk mund të luajë si mbrojtës. Është zgjedhje, kemi probleme për të shënuar, nuk mundëm as sonte”.

-Advertisement-

“Duhet të luajmë si grup, si ekip. Mendoj se skuadra ka provuar deri në fund, kishim topin, tentuam, tentuam, por asgjë nuk po na shkon në këtë kohë, është kohë e vështirë për ne”, u shpreh Challandes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera