Sport

Këto janë 8 skuadrat që do të luajnë në Çerekfinale të Kupës së Kosovës

Autori: Erion Maliqaj 15:40 | 09 December 2018

Të shtunën dhe të dielën janë zhvilluar ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Kampionia vjeshtore Prishtina e ka mposhtur Lirinë në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren më rezultat 4-0. Më po të njëjtin rezultat ka fituar nënkampioni Feronikeli në udhëtim të skuadra nga Liga e Parë, Dukagjini.

Ballkani e ka mposhtur lehtësisht Gjilanin më rezultat 3-0, ndërsa më rezultat të thellë 5-3 ka fituar edhe Drita kundër Minatorit.

-Advertisement-

Ferizaj fitoj në udhëtim të skuadra e Fushë Kosovës më rezultat 2-1.

Nga 8 takime të luajtura, 3 ndeshje shkuan në vazhdime.

Trepça ’89 e mposhti në vazhdime Flamurtarin më rezultat 3-0, ndërsa Vëllaznimi e Kika e siguruan Çerekfinalen pas ekzekutimit të penalltive ku mposhtën Besën përkatësisht Istogun.

Këto janë 8-të skuadrat që kanë siguruar Çerekfinalen:

Prishtina, Feronikeli, Drita, Trepça ’89, Ballkani, Ferizaj, Vëllaznimi dhe Kika.

Shorti për Çerekfinale hidhet të martën nga ora 13:00, në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera