Sport

Këto janë 4 skuadrat që siguruan gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Autori: E.M 18:08 | 10 February 2019

Kanë përfunduar të gjitha takimet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Tashmë janë të njohura skuadrat që siguruan plasmanin në gjysmëfinale.

Feronikeli, Vëllaznimi, Ballkani dhe Trepça ‘89, janë katër skuadrat që kanë prerë biletën e gjysmëfinales.

-Advertisement-

Feronikeli të shtunën e mposhti Ferizaj më rezultat minimal 1-0, më golin e vetëm të realizuar nga Kastriot Rexha.

Vëllaznimi që bënë pjesë në Ligë e Parë e ka eliminuar Kampionen në fuqi Dritën, të cilën e ka mposhtur në stadiumin e qytetit në Gjakovë më rezultat 1-0, më golin e shënuar nga Tun Bardhoki.

Në Gjilan, në stadiumin më bari sintetik, u takuan Kika nga Hogoshti dhe Ballkani nga Suhareka, ndeshje e cila u vendos në vazhdime, ku në minutën e 114’ Edi Maksutaj ia siguroj Ballkanit gjysmëfinalen.

Në kryeqytet në stadiumin “Fadil Vokrri” dueli në mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 u vendos vetëm pas ekzekutimit të penalltive, ku më të saktë u treguan mitrovicasit të cilët e eliminuan Prishtinën më rezultat 5-4 në penallti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera