Sport

Këto janë 10 nokautet e Deontay Wilder, kundështari i radhës për Anthony Joshua – VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 30 October 2017

Një nga duelet më të mëdha në arenat e boksit që prej duelit Klitschko – Joshua pritet të ndodh shumë shpejtë, raporton infokusi.com.

Ai duel mund të jetë pikërisht mes britanikut Joshua dhe Deontay Wilder i cili do të zhvillohet në vitin 2018, nëse arrihet marrëveshja mes boksierëve.

Deontay Wilder është boksier amerikan i cili mban titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC që nga viti 2015, duke u bërë kampioni i parë amerikan në këtë kategori të boksit në nëntë vitet e fundit.

-Advertisement-

Kjo është periudha më e gjatë që SHBA-të s’kanë pasur kampion të botës në kategorinë e rëndë.

“Bomberi i Bronztë”, është pseudonimi i tij të cilin Wilder e mori pasi e mposhti Joe Louis..

Ai ka lindur në Tuscaloosa të Alabamas në SHBA, është 32 vjeçar dhe ditëlindjen e festoi më 22 tetor.

Është i gjatë 201 centimetra, kurse gjerësia e krahëve është 211 centimetra.

Njihet për jetë të shfrenuar personale, pasi në qershor u arrestua për përdorim të marijuanës.

Infokusi  iu sjell 10 nokautet më të çmendura të amerikanit që njihet ndryshe si “Bombarduesi i Bronzit”.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=Wp8_wqAcZP8

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera