Këto gjëra motra e madhe nuk jua ka thënë kurrë
Autori: Gazeta inFokus
18:43 | 23 July 2017
Kur je fëmija më i ri në familje, duhet të dëgjosh jo vetëm çfarë të thonë prindërit, por edhe motra ose vëllai më i madh.
Nganjëherë kjo duket sikur po të lënë anash. Por çfarë nëse e shikoni këtë situatë në një mënyrë tjetër? Ka shumë gjëra me të cilat është përballur motra juaj e madhe por që kurrë nuk ua ka thënë.
Ato janë:
1. Asaj i ishin vendosur rregullat më strikte
Ajo ishte fëmija i parë dhe ndoshta i vetmi fëmijë për një kohë. Nëna dhe babai juaj sapo kishin filluar të mësoheshin se si të jenë prindër. Ata mund të mos ta kenë ditur se çfarë po bëjnë në të vërtetë. Për ta gjithmonë ekzistonte frika se mos po bënin diçka gabim; kështu, ata i vendosën rregulla strikte asaj. Kur erdhe ti, ata tashmë ishin mësuar se si është të jesh prind, ishte më e lehtë.
2. Prindërit tuaj shpesh ia kujtojnë asaj se ajo është më e madhja
Një motër e madhe duhet të jetë e mençur, edhe nëse nuk është. Ajo gjithmonë e di se për çdo gjë duhet të jetë ajo që merr përgjegjësinë e motrës së vogël. Ajo është mësuar të japë përgjegjësi për motrën e vogël (ty). Ajo mund t’ju ketë çuar edhe në shkollë ditën e parë dhe mund t’ju ketë ndihmuar me detyrat e shtëpisë gjithmonë. Ajo kishte shumë përgjegjësi për ju.
3. Ajo është përpjekur të bëhet një model i mirë për ju
Motra juaj e madhe ndoshta nuk ka mundur të jetë si shoqet e saja të ‘çmendura’. Edhe pse ishte e re, ajo duhej të mësohej të mendonte me kujdes rreth vendimeve dhe veprimeve si një e rritur. Ajo e dinte se ju do ta shikonit atë dhe do të merrnit mësim nga ajo. Natyrisht, ajo kishte ndikim në zhvillimin tuaj. Por edhe ju ndikuat në të, ju ishit motivimi që ajo të bëhej më e mirë çdo ditë, transmeton Gazeta Express.
4. Ajo e dinte se do të bënit gabime
Po, ajo mund t’ju ketë këshilluar dhe ndarë përvojat e saja me ju. Megjithatë, ajo e dinte se ju duhej të përballeshit me disa gjëra vetë. Kështu në disa raste, ajo thjeshtë ju shikonte duke bërë gabime dhe ju linte që vetë t’i kontrollonit ato. Por pa marrë parasysh çfarë, ajo ju ka mbështetur gjithmonë, e gatshme për të qenë krahu në të cilin do qanit dhe ngushëllimi pas çdo problemi.
5. Ajo u ndihmoi prindërve që të të kuptonin ty
Nganjëherë ajo ishte e detyruar që të merrte rolin e një ndërmjetësi kur ishte e nevojshme. Edhe kur nuk e kishit mirë, motra juaj çohej dhe provonte t’ua shpjegonte prindërve arsyet prapa sjelljes tënde të keqe.
6. Ajo brengosej për ju kur u rritët dhe filluat të dilnit në takime
Kur u bëtë adoleshente, motra juaj e madhe ju këshillonte se si të flisni me meshkujt, si të bëni grimin dhe si t’i përshtatni rrobat. Ajo u përgjigjej pyetjeve të cilat nuk mund t’ua bënit prindërve. Në njërën anë, ajo gëzohej duke ju parë të dashuruar. Por në anën tjetër, ajo brengosej se dikush do t’ua thyente zemrën.
7. Nganjëherë ajo hutohej
Motra juaj e madhe ka provuar role të ndryshme. Ajo duhej të ishte një mësuese, një shoqe dhe një truprojë për ju. Por shumicën e kohës, ajo nuk e dinte se çfarë po bënte. Por një gjë është e sigurt, ajo ishte gjithmonë aty për ju.
8. Ajo është gjithmonë e gatshme t’ju ndihmojë
Motra juaj e madhe gëzohet kur personin e parë që e thirrni në rast nevoje është ajo. Ajo pa menduar do të vijë gjithmonë t’ju shpëtojë në situata të ndryshme dhe do të tentojë t’ua zgjidhë problemet sikur të ishin të sajat.
Ajo kishte një ndikim të madh në zhvillimin tuaj personal. Ajo ju do si askënd tjetër në këtë botë. Ju nuk jeni vetëm motra. Ju nuk jeni vetëm shoqe. Ju jeni që të dyja këto. Përgjithmonë. Vlerësojeni motrën e madhe!

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...

































