Lifestyle

Këta persona kurrë nuk do t’ju tregojnë atë që mendojnë: Këto shenja horoskopi e anashkalojnë të vërtetën!

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 21 June 2018

Verifikoni a jeni edhe ju ndër ta.

Disa njerëz të vërtetën menjëherë do t’jua përplasin para syve, ndërkaq disa kurrë nuk do t’ju tregojnë atë që mendojnë.

Kjo varet nga shenja e tyre e horoskopit, prandaj verifikoni në mos bëni pjesë edhe ju në kategorinë e atyre që mendimin e mbajnë për vete, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

DEMI

Demi pothuajse kurrë nuk të thonë atë që mendojnë – vetën nëse duhet ta lavdërojë dikë, të thotë diçka të bukur dhe të bisedojë për tema të bukura. Në të kundërtën do të heshtin dhe nuk do të thonë se çfarë u pëlqejnë apo çka mendojnë se nuk është siç duhet.

Megjithatë, Demi ka këtë karakteristikë të keqe që ndonjëherë pas disa vjetësh të thotë se çfarë i ka penguar, por që atë askush as që ka mundur ta marrë me mend. Shikimi i tij ndonjëherë flet më shumë se fjalët, mirëpo po ashtu flasin edhe veprat. Do t’ju tregojë me siguri që diçka nuk është në rregull, mirëpo në ndonjë mënyrë të veten – nuk do të dalë në takim, në bisedë, do të shmangë festën…

BINJAKËT

Binjakët flasin shumë, mirëpo ata gjithmonë dinë kur të thonë dhe çfarë të thonë. Kurrë nuk do t’ju thonë të gjitha ato që mendojnë, por atë që do të duhej të dëgjonit. Ata të gjitha do t’i thonë në njëfarë mënyre të bukur, në mënyrë që askush të mos lëndohet apo do të anashkalojë temat e pakëndshme.

Binjakët i ndjek zëri i keq që janë dyfytyrësh, mirëpo ata janë shenjë duale, që do të thotë se kur diçka atyre nuk u intereson, shmangen dhe shikojnë punët e veta. Nuk dëshirojnë të mbajnë inat.

GAFORRJA

Gaforret as në ëndërr nuk do të thonë asgjë që do të jetë burim i sigurt për konflikt. Ato do të bëhen sikur nuk kanë dëgjuar se i keni pyetur diçka të rëndësishme, se nuk kanë kohë apo tani nuk mund të mendojnë për atë gjë.

Ato i lëndon çdo mundësi që dikush nuk ka mendim të mirë për to, sepse kanë humor të ndryshueshëm dhe nuk mund të vendosin se kujt t’ia thonë atë që duhet dhe kujt jo, nuk mund të vlerësojnë e si kush do të reagojë. Prandaj u përmbahen disa përgjigjeve të përgjithshme në mënyrë që të gjithë të jenë të kënaqur.

PESHQIT

Peshqit do të heshtin gjithmonë çdo gjë që munden. Ata janë persona të cilët më së paku flasin, prandaj kurrë nuk do të mundë të keni ndonjë qëndrim për ta. Jo se që nuk i vlerësoni mirë njerëzit, por për shkak që Peshqit privatësinë e vet e mbajnë vetëm për veten.

Kjo nuk është edhe aq e mirë për rrethin e tyre, mirëpo nëse ju nevojitet dikush i cili nuk do t’ju gjykojë dhe nuk do t’ju thotë se çfarë i pengon, kjo shenjë është bashkëbisedues dhe mik i mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera