Lajme

Këta janë tre deputetët shqiptarë që paramilitarët e maskuar kishin planifikuar t’i vrisnin (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 04 May 2017

Pasi u bë një javë nga mësymja e Kuvendit të Maqedonisë nga paramilitarë të maskuar me nxitjen e VMRO-së, fakte të reja po dalin mbi planin real të sulmuesve.

“Një ish-funksionar i qeverisë me ndihmën e shërbimeve të një vendi fqinj, ka planifikuar likuidimin e tre deputetëve shqiptarë të Parlamentit të Maqedonisë”, shkruan “Plusinfo”.

Sipas portalit, qëllimi i këtij atentati ishte që vendi të futet në tensione të ashpra ndëretnike dhe të krijohen kushte për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

-Advertisement-

Mësohet gjithashtu se pjesë e skenarit për sulmin në Kuvend, ka qenë dhe realizimi i një proteste mbarëpopullore, në mënyrë që të realizohej sulmi dhe të fajësohej turma e protestuesve.

Gjatë asaj nate u rrah keq Ziadin Sela, ndërkohë që mësohet se në shenjëstren e paramilitarëve kanë qenë edhe Ali Ahmeti dhe Artan Grubi.

Të tre këta janë figura qendrore të partive shqiptare në Maqedoni dhe eleminimi i tyre do të shkaktonte edhe reagimin e ashpër të shqiptarëve, përcjell Albeu.com.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera