Lajme

Këta janë personat që trafikonin shqiptarë drejt Britanisë duke i fshehur në bagazhin e makinës

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 15 August 2017

Gjashtë anëtarë të një bande të cilët fusnin persona klandestinë në Mbretërinë e Bashkuar, do të përballen me burg, ndërsa mësohet se kryesisht personat që ata merrnin ishin me origjinë shqiptare, shkruan dailymail.

Lee Anderson, 46-vjeç, dhe Jason Cowley, 44-vjaç, u kapën me tre persona, njëri nga të cilët ishte fëmijë, në kufi të Coquelles, Francë, në mars 2015.

Zv/Drejtori i Hetimit Penal dhe Financiar të Zbatimit të Emigracionit, David Fairclough, tha se është e qartë se kjo bandë u përpoq të trafikonte njerëz në mënyrë që të nxirrte fitime, por pa menduar për sigurinë e tyre.

-Advertisement-

Zyrtarët e Forcave të Kufirit ndaluan një makinë në Zonën e Kontrollit në Mbretërinë e Bashkuar në Coquelles, Francë, në mars 2015 ku gjetën tre persona, mes të cilëve një të mitur.

Lee Anderson, i cili po ngiste makinën dhe pasagjeri Jason Cowley u arrestuan në vendngjarje.

Pothuajse pesë muaj më vonë, në të njëjtën zonë kontrolli të Mbretërisë së Bashkuar, oficerët gjetën dy burra shqiptarë të fshehur në bagazhin e një makine.

Hetuesit e lidhën këtë përpjekje për trafikim me rastin e tre personave që u gjetën në Birmingham.

Një prej anëtarëve të bandës, shqiptari Eduart Karaj, 39 vjeç, i cili jetonte në Icknield Port Road u deklarua fajtor, pasi komplotoi për të shkelur ligjin e emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar, duke tentuar të kalojë ilegalisht një person që vinte nga një vend jashtë Bashkimit Europian.

Dy shqiptarët e tjerët, Ilir Hani, 44 vjeç, nga Malins Road dhe Vullnet Karaj, 41 vjeç, nga Great Colemore Street, gjithashtu në Birmingham, u dënuan për të njëjtën vepër penale, pas një gjyqi pesë ditor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera