Sport

Këta janë mbrojtësit e krahut më të mirë në botë

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 15 March 2018

Dani Carvajal dhe Jordi Alba, aktualisht janë ndër lojtarët më të mirë në pozitën e tyre në Evropë dhe e bëjnë dyshen më të mirë me një ekip kombëtar, shkruan infokusi.

Carvajal po shijon momentet e  tija më të mira, duke ndihmuar skuadrën me krosime të rrezikshme nga krahu.

Alba gjithashtu është rindezur këtë sezon nën urdhërat e Ernesto Valverde, duke dominuar në krahun e majtë në sulm dhe në mbrojtje

-Advertisement-

Sipas statistikave Kombëtarja e Spanjës ka dyshen më të mirë të mbrojtësve të krahut. Pas tyre janë dyshja e njohur braziliane Dani Alves dhe Marcelo të cilët janë të vetmit që mund të konkurojnë me dyshen e Spanjës.

Statistikat e Alba dhe Carvajal këtë sezon

Lojërat e zhvilluara: Jordi Alba (36) / Carvajal (33)
Minutat: Jordi Alba (2994) / Carvajal (2680)
Asistimet: Jordi Alba (9) / Carvajal (7)
Përqindja e kalimeve: Jordi Alba (86.91) / Carvajal (83.94)
Përqindja e trajnimeve: Jordi Alba (70.31) / Carvajal (66.18)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera