Sport

Këta janë gjashtë lojtarët e Superligës që kanë marrë ftesë nga trajneri i Kosovës U21

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 15 March 2021

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës U21, Michael Nees, e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Katarit në Doha, shkruan Gazeta inFokus.

Në listën e përzgjedhësit Nees janë përfshirë 25 lojtarë, prej tyre gjashtë janë nga Superliga e Kosovës.

Portieri i Besës së Pejës, Agron Kolaj, mbrojësi i Trepcës ’89, Albion Pllana, mbrojtësi i Feronikelit, Bujar Pllana, mbrojtësi i Feronikelit, Simon Loshi, mesfushori i Prishtinës, Qëndrim Zyba dhe mesfushori i Llapit, Valmir Veliu, janë futbollistët e elitës së futbollit kosovar të ftuar nga trajneri i shpresave të Kosovës.

-Advertisement-

Miqësoret me Katarin zhvillohen në saje të Memorandumit të Bashkëpunimit që kohë më parë e kanë nënshkruar krerët e të dy federatave.

Ndeshja e parë zhvillohet më 26 mars, kurse ndeshja e dytë më 29 mars. Ekspedita e Kombëtares U21 do të udhëtojë në Doha mbrëmjen e 21 marsit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera