Sport

Këta janë futbollistet e Superligës që do të grumbullohen me kombëtaren

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 06 November 2020

Kombëtarja A e Kosovës, si dhe U21 kanë para vetës disa takime në muajin nëntor, që zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian, si dhe atë U21, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë kësaj jave janë publikuar janë listat e grumbullimeve nga të dy trajneret, Bernard Challandes dhe Rafet Prekazi, ku pjesë e tyre janë nëntë futbollist nga Superliga.

Florian Smakiqi (Feronikel), Albin Kapra (Ballkan), Buja Pllana (Feronikel), Edison Kqiku (Gjilan), Qëndrim Zyba (Prishtinë), Muahrrem Jashari (Trepça’89), Blendi Baftiu (Ballkan), Kastriot Selamni (Llapi), janë futbollistët të cilët kanë pranuar ftesë për ndeshjet e muajit nëntor, dhe sipas gjitha gjasave nuk do të mund të paraqiten me klubet e tyre në sdidat e javës së 12-të.

-Advertisement-

Poashtu, vlenë të cekët që futbullisti i Ballkanit, Mirlind Daku, ka marrë ftesë për herë të parë nga Challandes për t’u grumbulluar me kombëtaren A.

Kujtojmë që Daku është sulmuesi me më së shumti gola të shënuar këtë sezon me suharekasit, me plot 17 gola./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera