Lajme

Këta janë emrat që do të vendosin për shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 31 January 2022

Sot, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, do të vendosë për ngritjen e çmimit të energjisë, pasi të premten ishte data e fundit kur ky institucion i pranoj komentet në lidhje me këtë çështje.

Në bazë të njoftimit nga ZRrE-ja të premten u tha se asnjëra nga partitë politike opozitare në vend nuk ka dërguar komente për çmimin e rrymës, kjo ani pse opozita u deklarua kundër shtrenjtimit të energjisë e madje për këtë u diskutua dy ditë radhazi nga deputetët në Kuvendin e Kosovës.

ZRrE-ja njoftoi se komente u dërguan nga INDEP të cilët patën një ide tjetër për rritjen e çmimeve që nga ta u konsiderua si më gjithëpërfshirëse dhe jo diskriminuese për qytetarin. E po ashtu komente u dërguan edhe nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, nga KOSTT-i, FSHU-ja dhe OSSH-ja, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Derisa sot gjatë ditës pritet që ky institucion të dalë me një vendim sa i përket shtrenjtimit të energjisë.

Këtë vendim do ta marrë bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me kryesues, Ymer Fejzullahun dhe anëtarë, Izet Rushiti, Selman Hoti, Lutfije Dervishi, dhe Gani Buçaj .

Kujtojmë se kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike të shtunën para qeverisë u mbajt edhe një protestë e cila u organizua nga Partia Social Demokrate, e që sipas KMDLNJ-së në këtë protestë morën pjesë 3 mijë qytetarë.

Në këtë protestë qytetarët u shprehën të revoltuar me çmimet e energjisë që po pretendohet të ngritën e që sot do të merret përfundimisht vendimi./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera